Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, ka paralajmëruar interpelancë kundër ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke e quajtur atë tanimë ministër për infektime dhe vdekje. Nga opozita maqedonase thonë se për Filipçen, më të rëndësishme janë provizionet e vaksinave sesa jeta e qytetarëve.
Kiril Pecakov – VMRO
“3340 të vdekur nga Kovid apo katastrofa më e madhe njerëzore pas luftës së dytë botërore në vend, janë 3340 arsye Venko Filipçe të japë dorëheqje. Nuk ka familje maqedonase ku ndonjë familjarë i afërt ose shok të mos ketë vdekur. Këto jetëra mund të shpëtoheshin nëse sistemi funksiononte. Fatkeqësisht në shëndetësinë në Maqedoni vdiset dhe për këtë nuk mban përgjegjësi askush. Në vend të ministrit për shëndetësi, Filipçe u bë ministër për vdekje”
Nga LSDM kanë akuzuar VMRO-DPMNE-në se nuk dijnë gjë tjetër përveç destruktivitetit dhe lajmeve të rrejshme. Nga partia më e madhe në pushtet thonë se opozita ende jeton në filmin e rregjimit të tyre ku nuk ekzistonte ndonjë furnizim publik në të cilën nuk ka pasur provizione për “familjen” dhe VMRO-DPMNE-në.
Nenad Kociç – LSDM
“Nga fillimi i pandemisë me virusin korona, nga VMRO-DPMNE shohim vetëm papërgjegjësi, sjellje destruktive në dëm të shëndetit publik, në dëm të sistemit shëndetësor. Kjo sjellje e papërgjegjshme dhe papjekuria e VMRO-DPMNE-së, kulminon me raste të konstruuara dhe kërkesën e sotme për shkarkim të ministrit të shëndetësisë, doctor Venko Filipçe. Është e qartë se Hristijan Mickoski dhe funksionarët e tjerë të VMRO-DPMNE-së janë të obsesionuar patologjik me provizione”
Kordinatori i grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Skender Rexhepi, tha se interpelancën kundër Filipçes do ta mbështesin në kuadër të vendimit për të mbështetur çdo interpelancë ndaj Qeverisë aktuale, nga kushdo që të iniciohet.
Sinkron: Skender Rexhepi – ASH-AAA
“Gjithsesi si opozitë shqiptare që jemi do të përkrahim çdo interpelancë që bëhet në kuadër të ministrave të Qeverisë, andaj edhe përkrahim interpelancën ndaj ministrit të shëndetësisë, për faktin se kanë qenë joprofesional në menaxhimin e pandemisë. Ne si vend jemir adhitur në shtetet me vdekshmëri më të lartë si rezultat i pandemisë, pra joprofesional në raport me pandeminë dhe joprofesional në raport me sigurimin e faksinave. Si pasojë tani na shtojnë masa shtesë, e randojnë edhe ashtu ekonominë dhe gjendjen socio-ekonomike”
Paraprakisht opozita aktuale ka ngritur edhe interpelanca të tjera ndaj ministrave të qeverisë aktuale, si ndaj zëvendës kryeministrit Nikolla Dimitrov, ministrit Lupço Nikollovski dhe ministrit Bojan Mariçiq.
/SHENJA/