8.1 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaOpinionAlba Haruni / Vlera e numrit dhe e njeriut

Alba Haruni / Vlera e numrit dhe e njeriut

Që femijë mbaj mend sesi të përcaktonim në matematikë vlerën e një numri. Madje, ka qenë mësuesja e ciklit të ulët që mundohej ta kuptonim sa më thjeshtësisht. Vlera e një numri përcaktohet nga vendosja e tij në raport me kulmin e boshtit kordinativ, pra në raport me zeron. Vendodhja e numrit në raport me zeron i jep atij vlerë pozitive ose negative. Por, numri nuk e zgjedh dot vendodhjen e tij, ndaj e njëjta vlerë absolute e tij mund të kthehet në vlerë negative për vetë numrin.
Po njeriu si e merr vlerën e tij?
Ne njerëzit, ndryshe nga numrat zgjedhim vetë se ku qendrojme dhe çfare zgjedhim të kemi pikë kulmuese në boshtin koordinativ tē vlerave tona.
Nēse për mësuesen e ciklit të ulët në Vlorë, Teuta Ramën, boshti i vlerave do të merrej çështja e shqiptarëve të Çamërisë dhe AMANETI i gjyshërve të saj, atëherē mēsuese Teuta vlerën e saj absolute do e kthente automatikisht në vlerë negative.
Për shkak të jetēs politike shqiptare, çështja e shqiptarëve tē Çamērisē është përfshirë në ekuacionet dhe shprehjet algjebrike të kësaj politike, por kurdoherë KAUZA jonë ka zgjedhur të mbartë mbi vete vetëm vlerën absolute të saj duke i dhënë shancin politikës shqiptare të marrë vlerë pozitive.
Edhe në këto zgjedhje kauza jonë vijon të mbartë vlerën e saj absolute duke “thjeshtuar” çdo vlerë negative, e cila kërkon të zvogëlojë vlerën tonë.
Por, vlerat negative thjesht rrisin automatikisht vlerën e kahut të numrave negative duke marrë një MINUS VLERASH të larta.
Një mësuese duhet t’i dijë mirë këto gjëra në raport me numrat, por nuk di t’i përshtasë në raport me veten, në raport me Çamërinë.
Mësuese Teuta, gjithmonë problemat kanë një “shembull” në fund të kapitullit.
Po ka një shembull si të mësojmë të ruajmë vlerën tonë absolute.
Ky shembull vjen për të gjithë ne nga Durrësi.
Florian Tahiri. djali i shkolluar, çam e shqiptar patriot, politikisht i arritur dhe mbi të gjitha në karrierë.
E pra, Flori zgjodhi të ruajë vlerën e tij absolute në raport me Çamërinë dhe shqiptarinë. Vlera e Florit sot i jep vlerē gjithë koalicionit në qarkun e Durrësit, duke na bërë krenarë. Durrësi dhe durrsakët si elektorat shumë i kalkuluar do dinë që vlera e votës për Florian Tahirin është vlerë pozitive dhe absolute njëkohësisht për koalicionin “Shqipëria Fiton”.
Numri nuk vendos dot për vlerën e tij, ndërsa ne njerëzit e vetëzgjedhim vlerën tonë.
Jam me VLERËN ABSOLUTE që mbart PDIU.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments