“Synimi ynë është të ndërtohet një rrugë e shpejtë që do të kalojë nga Radovishi përmes Strumicës, deri në Novo Sellë – kufirin me Bullgarinë, dhe në këtë mënyrë të kemi një lidhje tjetër, përmes autostradës ose rrugës së shpejtë, me Republikën e Bullgarisë”, tha Nikolloski.
Projekti parashikon që dokumentacioni dhe studimet të përfundojnë brenda gjashtë deri në nëntë muaj, pas së cilës do të zgjidhet kompania që do të realizojë punimet. Rruga e shpejtë do të financohet me mjete vetanake të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore. Nikolloski pret që, nëse procedurat zhvillohen sipas planit, punimet në terren të nisin deri në vjeshtë.“Ajo që dua të them është se do të përdorim mjete vetanake nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore. Ndërmarrja është në gjendje të mirë financiare, ka të hyra të mira dhe do të mund ta ndërtojmë këtë projekt. Le të mos jetë premtim, por nëse gjithçka shkon mirë dhe kemi procedurë të mirë për përzgjedhjen, fillimisht të kompanisë konsulente e më pas të kompanisë ndërtuese, pres që deri në vjeshtë të fillojmë punimet ndërtimore në terren”, tha Nikolloski.
Ministri theksoi se traseja e planifikuar nuk do të përfundojë në Strumicë, por do të vazhdojë deri në kufirin me Bullgarinë.
