7.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeVIDEO) MICKOSKI: KËTO JANË 100 DITËT E QEVERISJES MË TË KEQE NË...

VIDEO) MICKOSKI: KËTO JANË 100 DITËT E QEVERISJES MË TË KEQE NË HISTORI

Në 100 ditëshin e Qeverisë LSDM-BDI, lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski, riaktualizoi siç u shpreh ai, nevojën për takim liderësh. Mickoski sqaroi se në këtë takim do të diskutohen politikat aktuale, shëndetësore, arsimore dhe situata ekonomike në vend. Ai numëroi siç i quajti humbjet që i kanë pasur qytetarët gjatë kësaj 100 ditëshi qeverisje.

Hristijan Mickoski, lideri i VMRO-DPMNE-së      

“100 ditë e ardhme e humbur, ekonomi e humbur, jetëra të shuara, dinjitet i humbur, identitet i sulmuar, drejtësi e humbur, e vërtetë e humbur dhe gënjeshtra, depozita të kursyera të humbura, banka të shkatërruara, para të humbura, mijëra vende pune të humbura, humbje në bujqësi, në biznes dhe në investime.100 ditë Qeveri, humbje të vazhdueshme”.

Ai numëroi humbjet në ekonomi, përmendi humbjet në shëndetësi, dhe arsim, si dhe kujtoi siç tha skandalet e Qeverisë duke e përmbyllur me veton bullgare. Mickoski si zgjidhje alternative e sheh vetëm dorëheqjen e Zoran Zaevit nga posti i pari Qeverisë.

Hristijan Mickoski, lideri i VMRO-DPMNE-së   

Këto 4 vite janë në humbje sepse burimi e atyre humbjeve është Zoran Zaev. Krerët shtetëror pas goditjes në mur, nuk tregojnë se cila është alternativa e vendit, ja po ua them unë. Duhet Zoran Zaev të bie, që të mund të qëndroj Maqedonia. Sa ma shpejtë e kuptojmë se nuk duhet të lejojmë këtë njeri me të cilin shteti humb të jetë në krye të Qeverisë, aq më shpejtë do ta largojmë kërcënimin për të ardhmen”.

Sipas Mickoskit Qeveria e ka humbur kredibilitetin, prandaj Zaev duhet të largohet, që Maqedonia të ecë përpara. Ai shton se edhe skeptikët më të mëdhenj e dijnë se nuk shkon më kështu.

Emine Ismaili /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments