12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajme(VIDEO) LËVIZJA “BOLL MË”: NJË ARKIVOL NGA VIKTIMAT E EVN-SË

(VIDEO) LËVIZJA “BOLL MË”: NJË ARKIVOL NGA VIKTIMAT E EVN-SË

Aktivistë të Lëvizjes qytetare “Boll Më”, kanë dërguar sot para zyrave qendrore të kompanisë energjetike EVN, një arkivol që sipas organizatorëve, simbolizon viktimat e kësaj kompanie dhe faturave të larta me të cilat siç thanë ata, diskriminohen dhe vidhen qytetarët shqiptarë. Krenar Osmani nga kjo lëvizje akuzoi kompaninë EVN, se ka rënduar ekonominë shqiptare në vend dhe të njëjtit nuk i mbron askush.

Krenar Osmani, Lëvizja “Boll Më”

“Këta pra janë EVN-ja, kjo kompani famëkeqe, ogurzezë, janë vrasësit dhe varmisit e ekonomisë shqiptare në Iliridë. Ky është një përshkrim simbolik I gjendjes reale në të cilën gjendet ekonomia shqiptare këtu, gjendje në të cilën është arritur falë punës, nëse mund ta quajmë në thonjza dhe sjelljes arbitrare përballë shqiptarëve këtu në Iliridë, ekonomi kjo e plagosur, e vjedhur, e gjymtuar nga kompania e EVN-së, të cilët jetojnë në një luks të shfrenuar”

Lëvizja “Boll Më” e ka quajtur këtë kompani shtet mbi shtet, duke akuzuar se të njëjtit nuk respektojnë as vendimet e komisionit rregullator për energjetikë, as ligjet dhe as Kushtetutën e vendit. Kjo u ilustrua përmes një fature ku thanë se duke qartë se si EVN injoron tre vendimet e trupit rregullator dhe këmbëngul që qytetari të paguajë tarifën e vendosur nga kompania.

Krenar Osmani, Lëvizja “Boll Më”

“Këtu është një rast eklatant, i cili ka marrë të drejtë tre herë nga KRE, i cili gjoja e luan rolin e entit rregullator. Tre vendime të njëpasnjëshme brenda 13 muajsh ku i kërkon EVN-së që ta kyç këtë amvisëri në gjendje standarde. Të tre radhët EVN i refuzon dhe ja ku është fatura e 2011-tës, është me tarifë me fashë industriale. Kjo pra është EVN-ja, kjo është ajo bisha e cila është ndërtuar në laboratorët e qeveritarëve tanë dhe tani është fuqizuar më shumë se ata dhe nuk pyet as për kushtetutë, nuk pyet as për kod penal, nuk pyet për asgjë”

Në fund të protestës së sotme guerile, Lëvizja “Boll Më” bëri thirrje edhe një herë publikisht që EVN të respektojë ligjet në vend dhe të trajtojë qytetarët e vendit në mënyrë të barabartë, ndërsa nga Qeveria dhe Kuvendi përsëritën kërkesën që të formohet një trup i pavarur monitorues që do të ndjek dhe sanksionojë kompanitë energjetike dhe do ti mbron konsumatorët. Lëvizja “Boll Më”, disa muaj më parë ka filluar me protesta dhe reagime në forma të ndryshme kundër çmimit të energjisë elektrike në vend, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të fundit për shtrenjtim të rrymës, uljen e TVSH-së për energji elektrike, faljen e borxheve për rastet sociale, si dhe kërkesa të tjera. Për të gjitha këto, kjo lëvizje është duke përgaditur edhe ndryshime ligjore të cilat do ti dërgojë në Kuvend për miratim nga deputetët.

/SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments