10.4 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeCarovska: Asnjë lëndë nuk do të hiqet, asnjë arsimtar nuk do të...

Carovska: Asnjë lëndë nuk do të hiqet, asnjë arsimtar nuk do të mbetet pa punë

Asnjë arsimtar nuk do të mbesë pa punë, asnjë lëndë nuk do të hiqet, fondi i orëve do të rritet, ndërsa mundësohet edhe zhvillim në karrierë i arsimtarëve, të cilët do të motivohen më shumë për punë. Ministrja Milla Carovska e përsëriti qëndrimin për përfitimet nga draft-koncepti për të cilin sot kishte takim me arsimtarë të shkollave fillore nga komuna të ndryshme, të ciklit klasor dhe lëndor.

Sipas Carovskës, arsimtarëve në takim iu pëlqeu koncepti i ri për shkak të mundësisë për autonomi në krijimin dhe organizimin e mësimit. Tha se është diskutuar për atë që ata më së shumti i kishte shqetësuar nga ajo që, siç tha, ishte plasuar si lajm i rremë.

“Konsideroj se të gjitha pyetjeve iu përgjigjëm. Asnjëri nga arsimtarët nuk do të mbetet pa punë, koncepti do të zbatohet në etapa, në klasën e parë dhe të katër, pastaj në vitin shkollor 2022-2023 – në klasën e gjashtë, të dytë dhe të pestë, dhe në këtë mënyrë, për gjashtë vjet, do të kemi sistem të qëndrueshëm të arsimit fillor, i cili kryesisht do të përqendrohet në nevojat e nxënësve. Diskutuam edhe për programet dhe për përfshirjen e tyre direkte në përgatitjen e tyre sipas konceptit të ri, me qëllim që të jenë sa më të adaptuar në kontekstin tonë”, deklaroi Carovska pas takimit me arsimtarët.

Shtoi se nuk kanë të gjitha shkollat kushte të njëjta infrastrukturore, por se nuk bëhet fjalë për kabinete, por, siç tha, për qasje dhe mënyrë të transmetimit të diturisë dhe është e rëndësishme që të arrihen rezultatet nga mësimi dhe kjo të shihet në testet vendore dhe ndërkombëtare.

“Në sistemin e tanishëm arsimtari është në kallëp, nuk është fleksibil dhe nuk mund të mendojë dhe vendosë se si më mirë ta transmetojë atë. Në botë ka programe të shkëlqyeshme të cilat i zbatojnë në kushte substandarde dhe arrijnë rezultate të shkëlqyera te nxënësit. Sepse e tërheq nxënësin që të jetë i etur për mësim, për mendim dhe për diskutim në çështje të caktuara. Për këtë ne do të përkushtohemi në trajnim intensiv të arsimtarëve në klasat ku do të fillojë koncepti, që të përgatiten në modelimin e programeve që të arrijnë rezultate”, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës.

Në pyetjen e gazetarëve u përgjigj se dëgjohen të gjitha vërejtjet konstruktive të cilat janë dorëzuar në MASH, ndërsa për kërkesën e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së për debat urgjent në Kuvend tha se do të ketë, por jo në Komisionin parlamentar për Arsim por në Kuvend, në të ciliën do të thirren të gjitha palët e prekura që të diskutojnë për konceptin e ri.

Qëndrime të tyre pozitive për draft-konceptin në deklaratë për media thanë edhe tre arsimtarë nga Karposhi, Kavadari dhe Zhelina, të cilët thanë se e mbështesin sepse është në interes të të gjithë të përfshirëve në arsim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments