15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajme(VIDEO) KOALICIONI ALEANCË-ALTERNATIVË: KULTURA SHQIPTARE E POSHTËRUAR NGA MINISTRIA

(VIDEO) KOALICIONI ALEANCË-ALTERNATIVË: KULTURA SHQIPTARE E POSHTËRUAR NGA MINISTRIA

Koalicioni Alternativa-Aleanca për Shqipëtarët reagojnë ashpër kundër rezultateve të programit  nacional vjetor të Ministrisë së Kulturës. Faton Fazliu, përfaqësues i koalicionit e quajti veprim tendencioz të udhëheqësisë të këtij Institucioni.

Faton Fazliu, përfaqësues nga koalicioni Alternativa-Aleanca për Shqipëtarët

“Koalicioni Aleanca për Shqiptarët &AlternAtivA nuk është aspak i befasuar me rezultatet skandaloze të shpallura, që edhe një herë e konfirmojnë qëndrimin tonë se kjo qeveri, si në çdo sferë tjetër, edhe në kulturë e vazhdon paradigmën e diskriminimit ndaj shqiptarëve”.

Fazliu sqaroi se shqiptarët këtë vit do të marrin 1.580.680 euro nga gjithsej 8.770.000 euro. Nëse këtë e përkthejmë në përqindje, atëherë i bie se këtë vit Ministria e Kulturës për kulturën shqiptare ka ndarë vetëm 18%, që nuk është as gjysma e asaj që ishte ndarë vitin e kaluar.

Faton Fazliu, përfaqësues nga koalicioni Alternativa-Aleanca për Shqipëtarët

“Që qytetarët ta kuptojnë se sa është dallimi mes kohës kur ministra të Kulturës ishin Asaf Ademi e Hysni Ismaili dhe asaj që është sot, po jua them se ne për kulturën shqiptare kishim miratuar 45% nga shuma e përgjithshme, që me ankesa shkoi deri në 50%. Po ta kthejmë në shuma të eurove, në dy vitet e kaluara kulturës shqiptare ia kemi dhënë dy herë nga 7 milionë euro, ndërsa ata sivjet i kanë ndarë për kulturën shqiptare vetëm 1.580.680 euro”.

Në veprimatarinë e bibliotekave  nga j 8 projekte të personave juridik ose fizikë vetëm dy janë shqiptare, kurse sa u përket institucioneve nacionale nga gjithsej 111 projekte vetëm 7 janë shqiptare me vlerë prej 11.382 euro, nga gjithsej 204.230. Në veprimtarinë e Dramës nuk është mbështetur festivali Akt Fest dhe Stand Up Komedia, në veprimtarinë e Arteve vizuale, dizajn dhe arkitekturë, nga gjithsej 325 projekte, vetëm 66 janë shqiptarët, në veprimtarinë e Botimeve dhe letërsisë nga gjithsej 1.167.713 euro qëjanë ndarë, për projekte shqiptare janë paraparë vetëm 274.370 euro. Te veprimtaria e Muzeve nga gjithsej 702.630 euro, diku më pak se 60.000 euro janë paraparë për projekte shqiptare. E që skandali të jetë më i madh, për Muzeun e Alfabetit në Manastir janë paraparë 6.500 euro, ndërsa për Muzeun e Nënë Terezës vetëm 1.626 euro. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments