7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) HULUMTIM: KOMUNA E TETOVËS HARXHUESJA MË E MADHE E PARAVE NËPËR...

(VIDEO) HULUMTIM: KOMUNA E TETOVËS HARXHUESJA MË E MADHE E PARAVE NËPËR TENDERË

Komuna e Tetovës ka realizuar furnizime me vlerën më të madhe nga të gjitha njësitë e tjera të vetëqeverisjes lokale për vitin 2019, tregon hulumtimi i Qendrës për Komunikime Qytetare, i mbështetur nga USAID, ku kanë bërë bazë të të dhënave për furnizimet publike të të gjitha komunave dhe qytetin e Shkupit.

 “Marrëveshja më e madhe për furnizim publik e lidhur nga ana e njësive të vetëqeverisjes lokale është e Komunës së Tetovës me kompaninë Drislla (para se ajo të merret nga ana e qytetit të Shkupit), për pastrimin dhe deponimin e mbeturinave komunale në lokalitetin e fshatit Falisht, në vlerë prej 1.9 milionë euro”.

Përveç kësaj Komuna e Tetovës është në vendin e dytë pas qytetit të Shkupit, si komuna që në vitin 2019 ka shënuar rritje të shumës së përgjithshme të furnizimeve publike krahasuar me ato të vitit 2018.

Komuna e Tetovës shënon rritje të vlerës nga 3.7 milionë euro. Gjegjësisht nga 1.7 milionë euro në vitin 2018 në 5.4 milionë euro në vitin 2019. Më konkretisht pas qytetit të Shkupit radhitet Komuna e Tetovës e cila ka lidhur 48 marrëveshje për furnizime publike në vlerë prej 5.4 miljon euro.

Në vitin 2019 komuna e Tetovës ka pasur buxhet prej 2.209.994.577 denarë. Shuma e përgjithshme e furnizimeve publike është 332.632.029 denarë apo 15.05% nga buxheti i përgjithshëm i Komunës. Nga të gjitha furnizimet publike që ka realizuar Komuna e Tetovës, 51.5% janë shërbime, 44.9% janë për punë dhe 3.% janë për mallra.

Hulumtimi ka shënuar rritje të furnizimeve publike në Qytetin e Shkupit dhe 58 komuna, ndërsa ulja është evidente në 22 komuna.

Arben Zeqiri /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments