4.3 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeAfrim Gashi sot e fillon fushatën nga Kumanova

Afrim Gashi sot e fillon fushatën nga Kumanova

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në cilësinë e bartësit të listës së koalicionit ASH-Alternativa, ka zgjedhur Kumanovën për të filluar fushatën parazgjedhore.
Gashi, i shoqëruar nga gjithë kandidatët tjerë në këtë njësi si nga Aleanca për Shqiptarët dhe ata të Alternativës, ka zgjedhur Kumanovën për të filluar fushatën për të shprehur rëndësinë që koalicioni fitues shqiptarë do të ja kushtojë këtij qyteti, thonë nga kabineti i tij.
Fushata do të fillojë me tubim në ora 18 me respektim të gjitha masave që rekomandohen.
Nga koalicioni Aleanca dhe Alternativa thonë se fushata e tyre do të jetë e fokusuar tek arritjet që i presin shqiptarët pas zgjedhjeve të 15 korrikut dhe ndryshimeve që priten. Një nga qëllimet kryesore i koalicionit do të jetë edhe ndriçimi i ngjarjeve te Lagja e Trimave në Kumanovë, ngjarje të cilat do të ndriçojnë edhe shumë tragjedi tjera që u kanë ndodhur shqiptarëve gjatë qeverisjes së deritanishme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments