22.8 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeVIDEO/ Drejtori i IPIS për Indeks: Sipas matjeve të fundit, BDI-ja është...

VIDEO/ Drejtori i IPIS për Indeks: Sipas matjeve të fundit, BDI-ja është partia fituese tek shqiptarët

Në një deklaratë për Indeks.mk, drejtori i Institutit për Kërkime Politike (IPIS), Vlladimir Bozhinovski, ka thënë se të martën e kaluar, IPIS ka publikuar rezultatet nga njësia zgjedhore 1 dhe 5-së, kurse këtë javë do të publikojë rezultatet nga njësia 2 dhe 6-të. Ai ka shtuar se në fund do të publikohen edhe rezultatet nga zona 3 dhe 4.

Bozhinovski ka theksuar se në sondazhet e ciklit të dytë të matjeve VMRO-DPMNE-ja, është në një avantazh para LSDM-së, dhe nga bllokun shqiptarë, BDI-ja, vazhdon të jetë në avantazh para VLEN-it.

“Ne Për Çdo Javë Publikojmë Rezultate Nga Dy Njësi Zgjedhore, Të Martën E Kaluar, Publikuam Rezultate Nga Njësia Zgjedhore 1 Dhe 5-Së. Këtë Javë Do Të Publikojmë Rezultate Nga Njësia 2 Dhe 6-Të, Kurse Në Fund Do Të Publikohen Edhe Rezultate Nga Zona 3 Dhe 4. Gjeneralisht, Nëse I Krahasojmë Me Matjet E Para, Sepse Kjo Tashmë Është Cikli I Dytë I Matjeve. Situata Flet Se VMRO-DPMNE-Ja Është Në Një Avantazh Solid Para LSDM-Së Dhe Në Bllokun Shqiptarë BDI-Ja Vazhdon Të Jetë Në Avantazh Solid Para VLEN-It Opozitar. Se Si Do Të Jetë Tutje, Do Të Shohim Me Matjet Që Do Të Bëhen Në Vazhdim”, Tha Bozhinovski Për Indeks.Mk

Sondazhet e IPIS janë një nga burimet më të besueshme për parashikimin e rezultateve të zgjedhjeve në Maqedoni, pasi IPIS ka një metodologji të provuar dhe një historik të saktë. IPIS ka bërë sondazhe për zgjedhjet e kaluara dhe ka qenë afër rezultateve reale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments