3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeVIDEO/Aterroi aeroplani i parë në Aeroportin e Kukësit

VIDEO/Aterroi aeroplani i parë në Aeroportin e Kukësit

Aeroplani i parë sapo ka aterruar në aeroportin e ri të Kukësit. Në bord ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Aeroplani “Air Albania” ishte nisur nga Londra drejt Tiranës e më pas nga Tirana drejt Kukësit.

Siç kishte njoftuar Rama, ky fluturim ishte simbolik dhe më pas aeroporti do të nis me fazën e certifikimit ndërkombëtar që do të duhen edhe disa muaj që ajo të nisë punën.

Aeroporti ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e veriut” ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e saj të vrojtimit, ndërsa në pjesën e vendqëndrimit të aeroplanëve, është projektuar për të mbajtur 3 të tillë njëkohësisht, ndërkohë që brenda një ore mund të nisen katër aeroplanë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments