6.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeVenko Filipçe: Nëse masat e reja nuk do të ulin numrin e...

Venko Filipçe: Nëse masat e reja nuk do të ulin numrin e të infektuarve me Kovid-19, hapi i ardhshëm do të jetë ora policore

Hapi ardhshëm do të jetë kufizimi i plotë i lëvizjes, përkatësisht orë policore”, deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Masa të reja kufizuese do të propozohen nesër ne Qeveri. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe beson se masat e dala nga Komisioni për Sëmundje Infektive do të kenë rezultat në uljen e bilancit me të infektuar.

“Të gjithë operatorët ekonomik të punojnë deri në orën 23, kufizimi i kapaciteteve të transportit publik deri në 50 për qind dhe rekomandim të gjithë administratës publike shtetërore, komunave dhe gjykatave që në përputhje mekanizmin e punës, procesi të organizohet me ndërrime, ose online ose me rotacion”, u shpreh Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Gjatë javës Kuvendi do të nisë debatin për ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse, ku si masa të reja të cilat pritet të zbatohen janë: maskat e detyrueshme në hapësira të hapura, kufizimi i grumbullimeve pas orës 22 dhe ndalesa e gostisë apo grumbullimeve familjare.

Që të mos vihet deri te ndryshimi dhe plotësimi i ligjit përsëri në rast nevoje, në tekstin e propozuar do të ketë një dispozitë e cila do të thirret në “të gjitha vendimet e ardhshme të Qeverisë, përfshi dhe masat tjera, rregullohen me këtë ligj”. Kuvendi akoma nuk ka miratuar nevojën e ndryshimeve ligjore. Ndonëse e Qeveria do të kërkojë miratimin e ligjit me procedurë të shpejtë, opozita ka paralajmëruar amendimin e ligjit. Deri në votimin e ligjit, masat e lartpërmendura nuk do të jenë në fuqi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments