8.5 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeVAUÇERËT: VAZHDOJNË TË PROTESTOJNË KLUBE DHE SPORTISTË SHQIPTARË NË RMV PËR DISKRIMINIM...

VAUÇERËT: VAZHDOJNË TË PROTESTOJNË KLUBE DHE SPORTISTË SHQIPTARË NË RMV PËR DISKRIMINIM NACIONAL

Ndarja e Vauçerëve për sportistët dhe klubet e sportit kanë shkaktuar revoltë tek disa klube shqiptare, që sot erdhën para Agjencisë për Rini dhe Sport për tu ankuar. Kreu i Dritës së Bogovinës, Xhemaili, thotë se ekipi i tij i ka dhënë më shumë reprezentues këtij shteti se në vitin e kaluar, e në vend se të rriten subvencionet, klubit të tij u janë zvogëluar.

PËRFAQËSUES I DRITËS SË BOGOVINËS

Që do të thotë se nuk kemi asgjë në aspekt politik, por jemi në aspekt nacional të diskriminuar. Kryetari i Federatës ka ndarë shumë mirë në bazë të rezultateve, ku si bazë merret garimi shumëvjeçar, garimi në kategori fëmijësh dhe ku kemi lojtarë që përfaqësojnë edhe Kombëtaren. Vitin e kaluar kemi pasur 1,5 milion denarë vauçer, kurse këtë vit, ne patëm edhe një përfaqësues plus në reprezentacion e RMV në gjeneratat e reja, ne jemi ngritur në nivel, e në vend se të ngritët edhe vlerësimi, përkundrazi, Agjencia na ka ul vauçerin nga 1,5 milion në 900mijë. Kurse kemi një klub i ashtuquajtur Veleshta, vitin e kaluar ka qenë me 400mijë i vlerësuar si klub i 2011, si klub i ri dhe me të vetmin fakt që sivjet e ka ndryshuar pronarin, është blerë nga një pronar maqedonas në Tetovë, ajo sivjet është llogaritur nga 400mijë në 1,3 milion, është trefishuar shuma.

Karateisti, Berat Jakupi, kishte nxjerr edhe statistikat, që sipas tij, dëshmojnë se shqiptarët janë të diskriminuar në ndarjen e këtyre fondeve.

BERAT JAKUPI, KARATEIST

Në vauçerët për sportistë kanë konkurruar 174 sportistë, ku vetëm 17 sportistë janë paraparë që të marrin vauçerë. Shuma e vauçerave ka qenë 18 milion denarë, apo në euro, 300mijë euro. Për shqiptarët janë dedikuar vetëm 2,3 milion denarë, apo 37mijë euro.
Tek vauçerët për klube, kanë konkurruar 664 klube, ku shqiptarë janë të paraparë 89 klube. Shuma totale e vauçerëve për klube ka qenë 475 505 000 denarë, që i bie në vlerë në euro, diku rreth 8 milion euro. Për shqiptarët janë paraparë 55 420 000 denarë, në euro, 900 000 euro. Kjo tregon qartë që sportistë dhe klubet janë të diskriminuar.

Përfaqësuesit e klubeve thonë se më shumë para marrin klube maqedonase që mezi i mbledhin 11 lojtarë, se sa klube si klubi i futbollit për femra, Shkëndija, që në ekipin e vet ka 9 lojtare që janë edhe në reprezentacionin e shtetit. Ata thonë se ka edhe shumë klube dhe sportist që janë të diskriminuar, por për shkak presioneve politike dhe largësisë nuk kanë mundur të jenë sot para selisë së Agjencisë për Rini dhe Sport. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments