15.3 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaOpinionValbonë Vranja ish luftëtare e UÇK-së /Thirrje publike për gjithë ish luftëtarët...

Valbonë Vranja ish luftëtare e UÇK-së /Thirrje publike për gjithë ish luftëtarët e UÇK-së në Maqedoni .

Keto dite te fundit shoh shume politikane ne Maqedonin e Veriut, qe kane fillu prape te nxjerrin foto neper rrjete sociale me Ish Luftaret. Por, ku kane qene qe dy dekada, qe nuk perkrahen ne asnje aspekt keta veprimtare?! Eshte koha te ngritet zeri i juaj dhe mos te lejohet asnje parti te perfitoje ne mundin dhe sakrificen e juaj. Mjaft e perdoren, keqperdoren dhe njollosen tre shkronjat e arta te UÇK -ës per interesa personale. Ky fenomen ka mbi 20 vite, qe shfrytzohet ne Republiken e Kosoves, si dhe ne Maqedonin e veriut nga kreret e partive. Eshte per t’u ardhur keq: pse nuk ka asnje reagim nga asnje ish luftar; pse te keni frike te reagoni; a i keni be pytje vetes se cfare benifite ju kane ofru politikanet juve si ish luftar ne Maqedonin e Veriut; pse e lejoni qe t’ju perdorin si “Patarica” cdo 4 vite; me cka po ju mashtrojne kur po vjen koha e zgjedhjeve; cfare premtimesh po ju japin qe po e ulni koken; pas zgjedhjeve, cili nga politikanet eshte interesu per invalidet e luftes, veteranet dhe familjet e deshmoreve? Mos keni frike nga djersa juaj, sepse asnje nuk keni sakrifiku jeten qe sot t’ju perdorin partite dhe te pasurohen me mundin e juaja. Mos heshtni po cohuni dhe tregojani vendin se ku e kane. Nuk ka rendesi se cila parti eshte, sepse ju jeni ata qe keni dhene cdo gje per token e juaj. Mos lejoni ta perdorin UÇK-ne vetem kur t’i vie “Veja ke B..tha” . Eshte mire t’i shohim njehere ne zgjedhje se deri ku do te arrijne pa e perdorur UÇK-ne.

Me respekt, Valbonë Vranja

P.s Valbonë Vranja ushtron edhe profesionin e gazetarisë në www.telegrami.mk- Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments