15.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeKush është rusofili më i madh? Mickoski: BDI-ja është ajo e cila...

Kush është rusofili më i madh? Mickoski: BDI-ja është ajo e cila shumë lehtë e zëvendëson euron me rublën(Video)

Deklaratat që vijnë nga BDI-ja dhe i dëgjojmë periudhën e fundit duhet të anashkalohen sepse rrjedhin nga mungesa idesh para zgjedhjeve. Kështu kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski komentoi sulmet e BDI-së këto ditë – se VMRO-DPMNE-ja dhe kandidatja e saj për president, Gordana Siljanovska-Davkova janë të orientuar “pro Rusisë”. Këto janë vetëm marrëzira, thotë Mickoski.

“Mendoj se bëhet fjalë për marrëzira ndërsa dje Reçicës së Vogël iu përgjigj presidentja e ardhshme Gordana Siljanovska Davkova. Duke pasur parasysh se këto 100 deri 150 milionë euro që i shpalli ELEM si tenderë, mbarojnë te kompania që e posedon një konsull i Bjellorusisë, atëherë, për këtë kushtimisht thënë, bllok proeuropian, kur bëhet fjalë për para, euron shumë lehtë e zëvendësojnë me rublën ruse dhe bjelloruse”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i  VMRO-DPMNE.

Arbër Ademi edhe sot tha se edhe në paraqitjet publike të Siljanovska Davkovas dhe partisë se saj  ka elemente rusofilie.

Nuk do të kisha të komentuar më tepër qëndrimet e VMRO-DPMNE-së dhe të zonjës Siljanovska Davkova, i dimë botërisht, janë paraqitje publike edhe jo vetëm paraqitje publike, por edhe në paraqitjet publike kemi vërejtur deri më sot se sa ka elemente rusofilie tek kjo parti dhe konkretisht te zonja Siljanovska Davkova”, theksoi Arbër Ademi, BDI.

Pasi BDI kërkoi publikisht nga VMRO-DPMNE të deklarohet se është kundër Rusisë, ndërsa kandidaten për presidente e quajtën kandidate rusonostalgjike, ajo dje iu përgjigj akuzave ndaj saj se nuk është e mundur që BDI si partia marksiste-staliniste-enveriste ta akuzojë atë për rusofili dhe putinizëm. BDI vetë pranoi se e ka mundësuar ndikimin serioz rus në Maqedoni, ktheu Siljanovska

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments