7.9 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaEkonomiUshqimi me rritjen më të lartë të çmimit - buka është 40...

Ushqimi me rritjen më të lartë të çmimit – buka është 40 për qind më e shtrenjtë se në vitin 2021

Një rënie e lehtë e inflacionit në muajin dhjetor, por ende mbetet dyshifrore. Statistikat raportuan se kostoja e jetesës muajin e kaluar ishte 18.7% krahasuar me dhjetorin 2021. Kërcimi më i madh i çmimeve u regjistrua tek produktet ushqimore, transporti dhe energjia – energjia elektrike, uji, kostot e banimit. Buka dhe drithërat janë rritur me mbi 40% në një vit, qumështi, djathi dhe vezët – mbi 30%, mishi 28%, kafeja 20%. Krahasuar me muajin e kaluar, patatet, disa lloje frutash, birra, pijet alkoolike, buka dhe karburantet janë më të lira.

Ekspertët thonë – numrat në letër dhe në realitet nuk janë të njëjta. Qytetarët ende nuk e kanë ndjerë se ka rënie të çmimeve.

Për të njëjtën periudhë, Sindikata ka llogaritur se një familje prej 4 anëtarësh i nevojiten pak më shumë se 43.000 denarë vetëm për të plotësuar nevojat elementare. Nëse shtohet inflacioni prej 18.7 për qind, shuma do të kalojë 51 mijë.

Statistikat matën edhe inflacionin vjetor. Në vitin 2022 ishte 14.2%, që është shumë larg pritshmërive të qeverisë, e cila e parashikonte në 12.9%. FMN priste 10.6%, ndërsa Banka Botërore priste 12.1%. Të gjitha institucionet përkatëse shpresojnë për një rënie më të madhe këtë vit, kur do të arrijë në 7.1%.

Ndryshe, norma e inflacionit në vitin 2021 ishte 3.2 për qind.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments