7.9 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeUP-ja në vendin e 3.031 ,katër vende më poshtë se në...

UP-ja në vendin e 3.031 ,katër vende më poshtë se në janar në listën e universiteteve sipas ‘Webometrics’

Universiteti i Prishtinës, “Hasan Prishtina” është radhitur i 3,031 këtë vit në ranglistën e platformës “Webometrics”, në të cilën rangohen universitete botërore për cilësi.

Në një njoftim të UP-së thuhet se disa media kanë raportuar se kjo radhitje e bën që ky institucion arsimor i dytë më i dobët nga ato publike në rajon.

“Në rangimin Webometrics, Universiteti i Prishtinës rangohet si universiteti më i mirë nga të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit të lartë në Kosovë dhe trevat shqipfolëse. Pra, UP-ja nuk është universiteti i dyti më i dobëti në rajon, siç është prezantuar nga disa mediume”, thuhet në njoftim.

ipas njoftimit, UP-ja në rangim lë prapa një numër të konsiderueshëm të universiteteve publike në rajon.

“UP-ja në rangim lë prapa një numër të konsiderueshëm të universiteteve publike në rajon, ndërsa institucioni i dytë i arsimit të lartë në Kosovë, është dyfish më poshtë në rangim krahasuar me UP-në”, thotë UP-ja.

“Sigurisht, UP-ja nuk është e kënaqur edhe me këtë rezultat, andaj menaxhmenti së bashku me Këshillin drejtues, muaj më parë kanë filluar të punojnë në këtë drejtim, duke identifikuar mangësitë dhe duke ndërmarrë nisma strategjike  për ta avancuar  tutje pozicionin në platformën Ëebometrics”, theksohet në njoftim.

Më tëj, UP-ja bën të ditur se në edicionin e gushtit 2022, mban pozitën 3031, ndërkaq në janar 2022 ka pasur pozitën 3027, në vitin 2021 ka pasur pozitën 3009, vitin 2020 pozitën 2827, vitin 2019 pozitën  2776 dhe në vitin 2018 pozitën 3320.

Universiteti i Prishtinës, “Hasan Prishtina” është radhitur i 3,031 këtë vit në ranglistën e platformës “Webometrics”, në të cilën rangohen universitete botërore për cilësi.

Në një njoftim të UP-së thuhet se disa media kanë raportuar se kjo radhitje e bën që ky institucion arsimor i dytë më i dobët nga ato publike në rajon.

“Në rangimin Webometrics, Universiteti i Prishtinës rangohet si universiteti më i mirë nga të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit të lartë në Kosovë dhe trevat shqipfolëse. Pra, UP-ja nuk është universiteti i dyti më i dobëti në rajon, siç është prezantuar nga disa mediume”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, UP-ja në rangim lë prapa një numër të konsiderueshëm të universiteteve publike në rajon.

“UP-ja në rangim lë prapa një numër të konsiderueshëm të universiteteve publike në rajon, ndërsa institucioni i dytë i arsimit të lartë në Kosovë, është dyfish më poshtë në rangim krahasuar me UP-në”, thotë UP-ja.

“Sigurisht, UP-ja nuk është e kënaqur edhe me këtë rezultat, andaj menaxhmenti së bashku me Këshillin drejtues, muaj më parë kanë filluar të punojnë në këtë drejtim, duke identifikuar mangësitë dhe duke ndërmarrë nisma strategjike  për ta avancuar  tutje pozicionin në platformën Webometrics”, theksohet në njoftim.

Më tëj, UP-ja bën të ditur se në edicionin e gushtit 2022, mban pozitën 3031, ndërkaq në janar 2022 ka pasur pozitën 3027, në vitin 2021 ka pasur pozitën 3009, vitin 2020 pozitën 2827, vitin 2019 pozitën  2776 dhe në vitin 2018 pozitën 3320.

“UP-ja asnjëherë nuk është ranguar në pozitën 1471 siç ka qarkulluar informacioni në disa media. Ky ka qenë një gabim teknik i platformës, i korrigjuar, për të cilin janë dhënë pastaj sqarime nga menaxhmenti i kaluar”, sqaron UP.

Ata kanë sqaruar se platforma Webometrics ka ndryshuar metodologjinë e rangimit ndër vite dhe aktualisht 50 % e peshës së rangimit bazohet në indikatorë uebometrik, pra prezenca dhe impakti në ueb (Internet).

Sipas UP-së, në platformën SCIMAGO, e cila vlerëson performancën shkencore të universiteteve dhe institutcioneve kërkimore, Universiteti i Prishtinës ka shënuar rritje si në rangimin e përgjithshëm ashtu edhe në rangimin sipas metrikave të bazuara në kërkimin shkencor, inovacionin dhe ndikimin në shoqëri.

“Për tu përfshirë në këtë rangim institucioni duhet të dëshmojë performancë me numër të caktuar të publikimeve shkencore në Scopus. UP-ja është i vetmi institucion i arsimit të lartë në Kosovë që listohet në këtë platformë ranguese”, thuhet në tej në reagim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments