8.5 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeUniversitetet e Maqedonisë edhe sivjet nuk janë në Listën e Shangait

Universitetet e Maqedonisë edhe sivjet nuk janë në Listën e Shangait

linku https://www.tetovasot.com/2019/08/universitetet-e-maqedonise-edhe-sivjet-nuk-jane-ne-listen-e-shangait/

Universitetet e Maqedonisë së Veriut edhe sivjet nuk gjenden në Listën e Shangait për 1.000 universitetet më të mira të botës.

Në listën e renditjes akademike të universiteteve botërore për vitin 2019, në vendin e parë, 17-vite me radhë është Universiteti i Haruardit, në vendin e dytë Stenfordi në SHBA  dhe në vendin e tretë Universiteti Britanik i Kembrixhit.

Në  dhjetë universitetet më të mira janë edhe MIT, Berkli, Prinston, Oksford, Kolumbia, Kalteç dhe Çikago.

Në Evropë, pas Kembrixhit dhe Oksfordit,  universitetet e renditura më lart janë Universiteti në Londër, Universiteti në Cyrih, Kolegji britanik Imperial dhe Universiteti i Kopenhagës.

Nga vendet e rajonit,  në pozitën më të mirë është Universiteti Kombëtar i Athinës midis vendit 300 dhe 400, ndërsa “Aristoteli” i Selanikut, Universiteti i Beogradit dhe i Zagrebit janë mes vendeve 400 dhe 500. Universiteti i Lubjanës është mes vendeve 500 dhe 600, i Mariborit dhe Splitit mes 700 dhe 800, ndërsa në Listën e Shangait gjenden ende edhe Universitetet në Sofje dhe në Novi Sad, të cilat pozicionohen midis vendit 900 dhe 1009.

Universiteti më i mirë i Maqedonisë “Shën Cirili dhe Metodij”, në rang liste në botë  është në vendin 1.568. Në shkallë kombëtare i dyti Universiteti i Shtipit  “Goce Dellçev” (3.279), i treti Universiteti i EJL (3.881) , i katërti Universiteti Shtetëror i Tetovës (4.912), ndërsa i pesti është Universiteti i Manastirit “Shën Klimenti i Ohrit” (5.697).

Lista e Shangait, që çdo vit publikohet nga Universiteti Ciao Tonf nga Shangai, është një nga listat më me ndikim e cila i klasifikon universitet më të mira në botë.

Kriteret kryesore për renditjen e universiteteve, midis të tjerave, numërohen punimet shkencore të publikuara në revistat  ndërkombëtare, numri i  fituesve të Çmimeve Nobël  dhe Medaljet Fildsov, për ata që kanë studiuar në universitet ose që punojnë atje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments