11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaEkonomiUljet e çmimeve të prodhimeve ushqimore nga Kreshnik Bekteshi do i...

Uljet e çmimeve të prodhimeve ushqimore nga Kreshnik Bekteshi do i ngjajnë derivateve dhe rrymës … ?! Për 10 ditë pritet ulje e çmimeve të mishit, bukës dhe qumshtit.

lajmi interaktiv

Ngritja e çmimeve ,jo që nuk duhej lejuar por as që u tentua të disciplinohen që në start me masa drakonike dënimesh nga DAP-i,inspektoriate të ndryshme etj .Ngritja e çmimeve nuk përcollën rritjen e standardit ekonomik të qytetarëve ,pra rrijen e rrogave në mënyrë lineare të paktën në administratën shtetërore .Loja e fjalëve që ministri Bekteshi luan këtyre ditëve është hyrje në lojë të megalomanëve ushqimorë ,duke parë sektorin e derivateve dhe energjetikës se si ata po luajnë cic-mic me qytetarët pa pasoja nga shteti, tash edhe sektori ushqimor për 2 muaj maksimumi do qëndrojë i paprekur në ngritje çmimesh dhe pastaj do përcjellë rritjen e derivateve dhe rrymës ,sepse do i ngrenë çmimet ata do i përcjellë rirjen edhe sektori ushqimor sepse janë të varur nga ata .Lufta në Ukrainë vërtetë ka prekur disa prodhime por nuk është hambari i botës ,pra paaftësia e Minisitrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi të gjente tregje tjera ishte edhe pjesë e arsyetimit .Shumë thjeshtë ,ku furnizohej RSFJ dhe Maqedonia me prodhime bazike ,ato tregje ende janë në fuqi …mirëpo nga ajo aq sa dijnë, shumë mirë i kemi punët me inflacionin …Kreshnik Bekteshi si Ministër i Ekonomisë që moti flet kopalla dhe tregon ëndralla ekonimke …

wwww.telegrami.mk

Mesut Shabani Tetovë

lajmi aktiv që qarkullon

https://www.zhurnal.mk/bekteshi-per-10-dite-pritet-ulje-e-cmimeve-te-mishit-bukes-dhe-qumshtit/

Në dhjetë ditët e ardhshme presim ulje të çmimeve të produkteve bazë, veçanërisht të atyre të potencuara në Vendimin për përcaktimin e marzheve nga 5 deri në 12 për qind. Edhe në pjesën e bukës tashmë ka filluar lirimi. Presim në 3-4 ditët e ardhshme ulje të çmimit të qumështit dhe produkteve qumështore, ndërsa deri në fund të javës së ardhshme edhe ulje të çmimeve të produkteve të mishit, kumtoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Siç deklaroi Bekteshi pas brifingut me gazetarët, nga 1 dhjetori priten edhe lirime më të mëdha, nëse lëndët e para mbeten me çmimet e njëjta eksportuese.

“Nesër do të merret vendim shtesë me të cilin do të zgjerohet lista e veprimtarive të cilat do të mbështeten nga Qeveria në pajtim me kërkesat e Odës Ekonomike dhe i gjithë zinxhiri i industrisë së mishit do të mbulohet me subvencionimin e energjisë elektrike”.

Sipas tij, përmes Drejtorisë Doganore ndiqen çmimet importuese.

“Edhe aty ka filluar të ketë ulje, ndërsa lista e atyre që do të fitojnë energji elektrike të subvencionuar do t’i dorëzohet Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe do të bëhen kontrolle përkatëse. Ju bëj thirrje konsumatorëve dhe qytetarëve, nëse përcaktojnë se nuk ka ulje të këtyre produkteve në pajtim me përqindjet, të bëjnë denoncim në Inspektoratin Shtetëror të Tregut”, tha Bekteshi.

Ai edhe njëherë përmendi se janë bërë të gjitha përgatitjet në pjesën e sigurimit të prodhimit të energjisë elektrike, veçanërisht në dimër dhe gjatë sezonit për ngrohje që zgjat deri në fund të marsit.

“Nuk presim kurrfarë problemesh në furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike dhe ngrohje qendrore”, potencoi ministri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments