11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeU takuan në Qeveri për Siniçanin, asnjë zhvillim në tejkalimin e problemit...

U takuan në Qeveri për Siniçanin, asnjë zhvillim në tejkalimin e problemit (video)

Pas bisedimeve triorëshe mes kryetarit të Bogovinës, Albon Xhemali dhe kryeministrit Oliver Spasovski dhe disa ministrave të tjerë, marrëveshje për Siniçanin ende s’ka. Ministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski, tha se në këtë takim janë dakorduar se bëhet fjalë për problem i cili do të zgjidhet vështirë dhe se nesër në mesditë do t’i vazhdojnë negociatat në hapësirat e Komunës së Bogovinës. 

Nga protesta direkt e në Qeveri. Kryetari i Bogovinës, Albon Xhemaili deklaroi se nesër bisedimet duhet t’i udhëheqin me kokë më të ftohtë, për ta zgjidhur problemin me ujin e pijshëm. Ai në këtë takim e ka shfrytëzuar rastin që ta pyesë ministrin Agim Nuhiu se pse ka dërguar polici këtu.

Dje, ministri Nuhiu në deklaratë për TV21 e akuzoi kryetarin Xhemaili se manipulon me banorët e Siniçanit, duke e fshehur paaftësinë e tij

Protesta filloi para dy ditëve pasi banorët e fshatrave Urviç dhe Siniçan nuk janë dakord rreth ndërtimit të ujësjellësit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments