19.1 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeU shpërndanë 3.600.000 fletë votimi për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

U shpërndanë 3.600.000 fletë votimi për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Drejtori i Shtypshkronjës “Kiro Dandaro” në Manastir, Petar Milloshevski, njoftoi se mëngjesin e sotëm materiali zgjedhor konfidencial ka shkuar në komisionet komunale zgjedhore. Deri më tani, janë shpërndarë 3.600.000 fletëpalosje, për të cilat janë konsumuar gjithësej 40 ton letër. Shtypja e materialit zgjedhor konfidencial, thuhet se ka zgjatur rreth 15 ditë dhe se është bërë në prani të ekspertëve të KSHZ-së dhe OSBE-së. Drejtori thekson se nga ato 15 ditë, dhjetë ditë u përdorën për shtypjen e fletëvotimeve për zgjedhjet parlamentare dhe pesë të tjerat për zgjedhjet presidenciale.

Ai theksoi se shpërndarja e materialit zgjedhor bëhet sipas procedurës së miratuar më parë nga KSHZ-ja dhe se të gjitha komunat në vend do të furnizohen me materialet përkatëse në kohë.

Ndërkaq, kryetari I KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, tha se përgatitjet për zgjedhjet e 8 majit, për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare kanë përfunduar me sukses.

ALEKSANDAR DASHTEVSKI, KRYETARI I KSHZ-SË

“Tani ne kemi shpërndarë materialin konfidencial zgjedhor në mënyrë shumë më efikase se zakonisht, i cili duhet të shpërndahet me kujdes. Ne kemi punësuar rreth 20 ekipe dhe puna do të shkojë shumë më shpejt dhe materialet zgjedhore do të shpërndahen në kohë që të mos kemi probleme ditën e votimit”.

Kryetari i KSHZ-së, theksoi se procesi zgjedhor në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale ka kaluar në një atmosferë të qetë, të drejtë dhe demokratike dhe se KSHZ mori vlerësime nga OSBE për procesin zgjedhor. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments