9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaU shpall fajtor për ngacmim seksual, Biden i kërkon guvernatorit të NEW...

U shpall fajtor për ngacmim seksual, Biden i kërkon guvernatorit të NEW YORK Cuomo të dorëhiqet

Presidenti amerikan Joe Biden ka kërkuar që guvernatori Andreë Cuomo të japë dorëheqjen pasi ky i fundit u konfirmua si fajtor për akuzat për ngacmim seksual.

Presidenti i bëri thirrje guvernatorit demokrat të Nju Jorkut që të dorëhiqet pas një raporti që sugjeron se Cuomo ka ngacmuar seksualisht 11 gra.

“Ai duhet të japë dorëheqjen,” u shpreh Biden për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

I pyetur nëse Cuomo duhet të hiqet nga detyra nëse ai refuzon të japë dorëheqjen, Biden tha, “Unë e kuptoj që legjislatura e shtetit mund të vendosë për të fajësuar, nuk e di këtë për një fakt.”

Komentet e Biden vijnë katër muaj pasi tha se nëse hetimi konfirmon akuzat për ngacmim seksual kundër Cuomo-s, atëherë guvernatori duhet të japë dorëheqjen. Biden tha të martën se i qëndron deklaratës së bërë në mars.

Sipas një hetimi pesë-mujor, të detajuar të martën nga Prokurorja e Përgjithshme e shtetit të Nju Jorkut, Guvernatori Andrew Cuomo ka ngacmuar seksualisht gra të shumta në kundërshtim me ligjin amerikan dhe shtetëror. Por guvernatori kundërshtoi me shpejtësi se kishte kryer ndonjë sjellje të papërshtatshme dhe e bëri të qartë se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments