10.8 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeTv 21.tv / Maqedonia ka miell të mjaftueshëm, gjatë javës do kemi...

Tv 21.tv / Maqedonia ka miell të mjaftueshëm, gjatë javës do kemi rritje të çmimit të miellit

linku

https://tv21.tv/maqedonia-ka-miell-te-mjaftueshem-gjate-javes-do-kemi-rritje-te-cmimit-te-miellit/

Mullinjtë në Tetovë nuk kanë mungesë të grurit dhe miellit. Kështu thonë nga dy fabrikat për përpunimin e të miellit, G8 dhe Vita Mill. Sipas tyre, çmimet e miellit në Maqedoni nuk varen nga fabrikat, por nga çmimi i grurit në treg , ndërsa thonë se Maqedoni ka kapacitete që  të  furnizojë tregun e brendshëm dhe ka rezerva deri  në të korrat e ardhshme.

“Në këtë periudhë kohore miell ka plotë dhe sasitë e miellit  janë të garantuar deri në të korrat e reja. Në fillim patëm problem me rritjen e çmimit të grurit , kur patëm kërkesa të blejmë grurë. U rrit çmimi i grurit  nga 11 denarë u bë 13 denarë. Gruri nga Serbia është  i shtrenjtë, ndërsa tani  do të ketë ndonjë lëvizje të lehtë të çmimeve”, tha Xhelal Halili prodhues mielli, Vitamill.

“Miell të mjaftueshëm ka,  shkaku se edhe është stabilizuar gjendja. Edhe rezerva të grurit ka,  për çmimet besoj se do të rriten shkaku se shkon rritja e çmimit të grurit”, tha Emin Halili prodhues mielli, G8

Një kilogram  grurë në treg tani për tani është 13 denarë, ndërsa brenda javës shitësit presin që çmimi I grurit të rritet për një denarë në kilogram, me çka automatikisht  edhe çmimi i  një thesi me miell do të ndryshojë.

Tani për tani një thes miell 25 kilogramësh,  tip 400 që përdoret për bukë në shtëpi është në çmimin e pakicës 550 denarë. Ndërsa me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut një thes miell në shitore  arriti deri në 900 denarë. Prodhuesit e miellit thonë se ata në asnjë rast nuk kanë rritur çmimet e miellit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments