16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMINISTRI FILIPÇE: KULMI I KORONAVIRUSIT NË SHTET NË FUND TË MUAJIT PRILL

MINISTRI FILIPÇE: KULMI I KORONAVIRUSIT NË SHTET NË FUND TË MUAJIT PRILL

Kulmin e koronavirusit në shtet e presim për
një muaj, në fund të muajit prill. Këto janë vlerësimet e epidemiologëve në
pajtim me rritjen e numrit të pacientëve, por edhe në pajtim me masat që u
vendosën në periudhën e fundit, para së gjithash në kufizimet e lëvizjes, në
kufizimin e kontakteve sociale, theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai theksoi se masat deri më tani të zbatuara janë të mjaftueshme dhe se ora
policore, lëvizja e plotë e lëvizjes, kufizimi i lëvizjes së personave më të rritur
se 67 vjet dhe mospërzierja e tyre me personat e moshës 18 vjeçare është
diçka që presin të japin rezultate.

“Sinqerisht shpresoj se këto masa praktikisht do të japin rezultat në kuptim
të kësaj dhe në periudhën që vijon të mos kemi rritje eksponenciale të
numrit të pacientëve, por në mënyrë lineare dhe më pas ai numër të
zvogëlohet”, shtoi Filipçe, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas
konferencës për shtyp në Qeveri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments