6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeKRYEMINISTRI NË DETYRË SHKARKOI ZËVENDËSMINISTRIN SI ‘HAKMARRJE’ NDAJ VOTËS PRO MOCIONIT TË...

KRYEMINISTRI NË DETYRË SHKARKOI ZËVENDËSMINISTRIN SI ‘HAKMARRJE’ NDAJ VOTËS PRO MOCIONIT TË GRUPIT 6 PLUS

Nuk është i zakonshëm shkarkimi i Bahrim Shabanit nga pozita e zëvendësministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Duket se gjithçka lidhet me votën e Grupit 6 Plus në rrëzimin e Qeverisë Kurti. Bahrim Shabani është përfaqësues i boshnjakëve që janë pjesë e këtij grupi parlamentar.

Këtë e kanë thënë burime të Reporterit brenda 6 Plus, teksa kanë thënë se këtë Kryeministri Albin Kurti e ka vërtetuar edhe me emërimin e zëvendësministrit të ri.

Në këtë pozitë është emëruar Fridon Lala, që është njeri i deleguar nga deputeti Elbert Krasniqi, i cili vjen nga komuniteti rom, me saktë nga partia IRDK, por që është bërë pjesë e Grupit Parlamentar të VV-së në fillim të sesionit të Kuvendit të Kosovës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments