Partitë kryesore politike në Tunizi e kanë akuzuar presidentin Kais Saied për puç, pasi ai e shkarkoi kryeministrin dhe e pezulloi punën e Kuvendit. Saied thotë se ka vepruar sipas kushtetutës.
Vendimi i tij erdhi pas protestave masive e të dhunshme të së dielës rreth menaxhimit të pandemisë nga qeveria dhe në kohën kur shteti i Afrikës Veriore po përballet me vështirësi ekonomike dhe sociale.

Kryeministri i shkarkuar, Hichem Mechichi, tha se do t’ia dorëzojë pushtetin kujtdo që emërohet nga Saied, duke shtuar se nuk dëshiron që ta luajë rolin e elementit pengues, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Në një bisedë telefonike të hënën, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje presidentit tunizian që ta mbajë dialogun të hapur me të gjithë aktorët politikë dhe popullin tunizian.