2.7 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaTunizia në krizë: Presidenti shkarkon kryeministrin, akuzohet për puç

Tunizia në krizë: Presidenti shkarkon kryeministrin, akuzohet për puç

Partitë kryesore politike në Tunizi e kanë akuzuar presidentin Kais Saied për puç, pasi ai e shkarkoi kryeministrin dhe e pezulloi punën e Kuvendit. Saied thotë se ka vepruar sipas kushtetutës.

Vendimi i tij erdhi pas protestave masive e të dhunshme të së dielës rreth menaxhimit të pandemisë nga qeveria dhe në kohën kur shteti i Afrikës Veriore po përballet me vështirësi ekonomike dhe sociale.

Kryeministri i shkarkuar, Hichem Mechichi, tha se do t’ia dorëzojë pushtetin kujtdo që emërohet nga Saied, duke shtuar se nuk dëshiron që ta luajë rolin e elementit pengues, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Në një bisedë telefonike të hënën, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje presidentit tunizian që ta mbajë dialogun të hapur me të gjithë aktorët politikë dhe popullin tunizian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments