16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaStuhia e erës në SHBA: 8 viktima nga përplasja e 22 makinave

Stuhia e erës në SHBA: 8 viktima nga përplasja e 22 makinave

8 persona kanë humbur jetën pas përplasjes së 22 makinave si pasojë e një stuhi ere në një autostradë të Utah.

“Një stuhi rëre që goditi Millard County  shkaktoi tetë viktima, përfshirë fëmijë dhe disa shoferë, në një përplasje makinash,” tha Departamenti i Sigurisë Publike në Utah në një deklaratë.

Shumë nga të plagosurit janë dërguar në spitale, tre prej tyre në gjendje kritike. Imazhe të rënda nga vendi i aksidentit tregonin shumë mjete me rimorkio të përfshira në aksident dhe gjithashtu vetura pasagjerësh të dëmtuara nga përplasja. Të paktën një prej automjeteve kishte dyert e pasagjerëve të shkatërruara.

Një stuhi me erëra të forta ishte raportuar dje pasdite në Kanosh. Aksidenti vjen në kohën kur shteti i Utah po përjeton një thatësirë ekstreme. Autoritetet thanë se identitetet e viktimave nuk do të publikohen deri 24 orë pas njoftimit të familjarëve./abcnews.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments