16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaTrump: SHBA do të bëjë 5 milionë teste në ditë

Trump: SHBA do të bëjë 5 milionë teste në ditë

Dy nga arsyet që SHBA kanë një numër kaq të lartë të rasteve të konfirmuara me coronavirus është popullata e madhe (rreth 330 milion), dhe numri i madh i testeve që po kryhen.

Shtetet e Bashkuara kanë kryer rreth 5.7 milion teste gjatë dy muajve të fundit, sipas projektit të gjurmimit të Covid-19.

Kjo shifër tingëllon mjaft e lartë, por sipas të dhënave të botuara nga ‘Our World in Data’, SHBA kishte kryer 16.3 teste për 1.000 persona duke u renditur pas Italisë me 30.6 teste për 1.000 persona.

Presidenti Donald Trump tha se së shpejti Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë 5 milion teste në ditë.

Sidoqoftë, parashikimi i tij duket optimist. Raportet thonë se SHBA aktualisht po teston rreth 200,000 njerëz në ditë.

Qasja e testimit ndryshon nga njëri shtet në tjetrin në SHBA, prandaj akoma nuk është e qartë se kush klasifikohet për tu testuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments