12.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaTre kompani kineze të klasifikuara si të rrezikshme për sigurinë kombëtare të...

Tre kompani kineze të klasifikuara si të rrezikshme për sigurinë kombëtare të SHBA

Komisioni Federal i Komunikimeve i SHBA (FCC) shtoi sot AO Kaspersky Lab, China Telecom (Americas) Corp. dhe China Mobile International USA në listën e tij të pajisjeve dhe shërbimeve të komunikimit që konsiderohen si kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA. Në përputhje me Aktin e 2019-ës, FCC përditëson dhe publikon një listë të pajisjeve dhe shërbimeve të komunikimit që përbëjnë një rrezik të papranueshëm për sigurinë kombëtare ose për sigurinë e individëve në Shtetet e Bashkuara. Vitin e kaluar, FCC klasifikoi pesë kompani kineze si kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA.
Vëzhguesi: Tre kompani kineze të klasifikuara si të rrezikshme për sigurinë kombëtare të SHBA .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments