11.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeVuçiçi: Nëse serbët do të fillonin organizimin e zgjedhjeve presidenciale, policia shqiptare...

Vuçiçi: Nëse serbët do të fillonin organizimin e zgjedhjeve presidenciale, policia shqiptare do të qëllonte mbi ta

Presidenti serb dhe kandidati për president në zgjedhjet e 3 prillit, Aleksandar Vuçiq, tha për RTS 2 se tani ekziston një histeri e përgjithshme në lidhje me Kosovën në të cilën është pothuajse e pamundur të flitet racionalisht.

Sot rreth 10 mijë serbë kanë protestuar në qendër të Mitrovicës së Veriut kundër arbitraritetit të autoriteteve të Prishtinës dhe shkeljes së të drejtave të tyre elementare lidhur me ndalimin e votimit të 3 prillit.

“Ato ishin protestat më të mëdha në Graçanicë në vitet e fundit, dhe për Zotin, në Mitrovicën e Kosovës”, tha Vuçiq.

Ai pretendon se nëse serbët do të kishin filluar organizimin e zgjedhjeve, policia shqiptare do të kishte qëlluar mbi ta.

“Do të kishim dhjetëra, për të mos përmendur qindra të vdekur, nëse serbët do të ishin përgjigjur”, tha Vuçiq.

Ai thotë se gjëja më e rëndësishme për të është shmangia e konflikteve, por që nuk i shkon mendja të njohë pavarësinë e një shteti të rremë.

Serbët nga Kosova dhe Metohia do të votojnë në Serbinë qendrore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments