“The Wall Street Journal”/Pse nuk duhet t’i besoni më mitit për larjen e fytyrës dy herë në ditë

53

“Kur është koha ideale për të larë fytyrën” është një pyetje që është analizuar shpesh nga specialistët

Për të gjithë ata që mendonin se larja e fytyrës është bërë gati si një shkencë ekzakte, gjithçka ka ndryshuar nga një studim i fundit i kryer nga “The Wall Street Journal”.

Dermatologët sugjerojnë se për lëkurë më të mirë, fytyrën duhet ta lash vetëm një herë në ditë dhe vetëm në mbrëmje, para se të flesh.

Miti për larjen e fytyrës dy herë në ditë, në të vërtetë nuk është i nevojshëm për pjesën më të madhe të njerëzve. Është vetëm një ide e keqe.

Sipas “The Wall Street Journal”, kjo e ka një shpjegim: “Nëse nuk ke probleme me lëkurën e fytyrës, si p.sh puçrra, dermatologët theksojnë se duhet ta lash vetëm një herë në ditë – në mbrëmje.”

Pastrimi i fytyrës gjatë darkës heq grimi, yndyrën dhe të gjitha papastërtitë e mbledhura gjatë ditës në lëkurë. Larja dy herë në ditë mund të shkaktojë tharje të lëkurës, një problem që me kalimin e kohës, jo vetëm për femrat, por edhe për meshkujt, mund të shpejtojë procesin e rrudhave.

Natyrisht, çdokush ka rutinën e vet të përditshme dhe gjithçka e përshtat sipas nevojave të veta, por këshilla e dermatologëve duhet marrë parasysh, shkruan Class.Anketat e kryera prej “The Wall Street Journal”, rezultoi se njerëzit që e lanin fytyrën dy herë në ditë apo më shumë, kishin më shumë rrudha dhe lëkurë më të thatë se pjesa tjetër (me të njëjtën moshë) që e lante vetëm një herë