9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeThaçi-Kurti, “luftë letrash”

Thaçi-Kurti, “luftë letrash”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i është përgjigjur pretendimit të presidentit Hashim Thaçi se, duke hezituar që ta japë propozimin për kandidatin për kryeministër, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) po e refuzon kërkesën, akt ky që për të do të nënkuptonte ta kalonte te një parti tjetër mundësinë për ta krijuar qeverinë e re. Kurti i është përgjigjur me ‘jo’.

“Jo, nuk hezitojmë t’ju përgjigjemi”, ka shkruar në krye të letrës Kurti, në një letër dërguar të premten presidentit Thaçi. “Jo, nuk refuzojmë kërkesën tuaj”, shkruan KOHA.

Të mërkurën, kreu i shtetit ia kishte dërguar kryetarit të LVV-së letrën e tretë, në të cilën ia kërkonte emrin e mandatarit. Dhe, mungesën e përgjigjes e kishte interpretuar si refuzim.

“Duhet ta keni në konsideratë se nëse ju nuk e propozoni kandidatin/en për Kryeministër, atëherë veprimet tuaja mund të reflektojnë edhe hezitim në marrjen e mandatit, respektivisht refuzimin e marrjes së mandatit”, kishte shkruar Thaçi. “Në fund, kërkoj përsëri nga ju që të bëni propozimin për kandidatin/en për Kryeministër pa humbur kohë. Unë ju siguroj se brenda një periudhe të arsyeshme kohore, në përputhje me urgjencën për t’i dhënë vendit Qeveri të re me legjitimitet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, do të propozoj kandidatin/en për Kryeministër për të formuar Qeverinë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments