6.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeTeuta Arifi,Ejup Rustemi e Bekim Memeti përurojnë fillimin e punimeve në Shipkovicë

Teuta Arifi,Ejup Rustemi e Bekim Memeti përurojnë fillimin e punimeve në Shipkovicë

Teuta Arifi bashkë me drejtorët e NP “Rrugët Shtetrore Ejup Rustemi dhe drejtorin e NP” Rrugët e Maqedonisë” Bekim Memeti sot kanë bërë inspektimin e punimeve infrastrukturore në fshatin Shipkovicë.

Arifi në llogarinë e saj në rrjetin social fejsbuk shkruan:

Filloi asfaltimi i rrugës së Shipkovicës!

Sot filluan punët për rehabilitimin e rrugës rajonale nga kthesa e rrugës për Kodrën e Diellit deri brenda fshatit Shipkovicë!

Asfaltimi i rrugës në gjatësi prej 3 kilometra bëhet në kuadër të programit të NP “Rrugët Shtetërore” për rrugë rajonale, kurse realizimin e punëve e bën NP “Rrugët e Maqedonisë”!

Reahbilitimi i kësaj rruge është një kërkesë dhe nevojë e kahmotshme e banorëve të Shipkovicës dhe fshatrave të malësisë së Tetovë, kurse komuna e Tetovës ka intervenuar edhe për disa punë të natyrës komunale, si që është bekatonizimi i rrugës deri tek shkolla fillore “Rexhep Voka” në sipërfaqe 600m2!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments