7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeKUVENDI-SHKUP: DORËZOHET INICIATIVA PËR REFERENDUM KUNDËR LIBRAVE DIGJITAL

KUVENDI-SHKUP: DORËZOHET INICIATIVA PËR REFERENDUM KUNDËR LIBRAVE DIGJITAL

Dorëzohet në Kuvend propozimi për ngritjen e iniciativës për shpallje të referendumit, ku qytetarët do të mund të shprehen lidhur me propozim ligjin për libra dhe materiale mësimore në shkollat fillore dhe të mesme. Ministria e Arsimit dhe Shkencës këmbëngul, reforma në arsim patjetër të ketë.

Iniciativa për referendum lidhur me propozim ligjin për libra dhe materiale mësimore në shkollat fillore dhe të mesme arrin në Kuvend.  Përfaqësuesha e autorizuar e nismës, Dragana Spasevska,  tha se Kuvendit I nevojiten tre ditë që t’i informojë nëse iniciativa është në rregull dhe e pranuar. Për dallim prej tentimit të tyre të parë të pasuksseshëm ku iniciativa u refuzua, me arsyetimin se nënshkrimet nuk ishin mbledhur në pajtueshmëri me ligjin për referendum, Spasevska tha se këtë here shpresojnë se ajo do të pranohet si e rregullt.

DRAGANA SPASEVSKA, PËRFAQËSUESE E AUTORIZUAR E NISMËS PËR REFERENDUM

Shpresojmë se këtë herë iniciativa do të pranohet si e rregullt, njëherësh përsëris se në iniciativë jemi të gjithë të bashkuar pa dallim fesë, religjionit, ose përkatësisë politike dhe nuk do të lejojmë asnjë parti të del para nesh. Nuk do të lejojmë ky ligj kontraverz të kaloj në Kuvend dhe të bëhet realitet në arsim. Do të luftojmë të gjithë së bashku dhe do t’I shfrytëzojmë të gjitha mjetet ligjore për ndalim të procedurës për sjelljen e ligjit….

Por ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, u shpreh decide duke theksuar se reformat duhet të ndodhin dhe ndryshim në arsim patjetër duhet të ketë.

MILA CAROVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Disa herë si ministri kemi thënë se dialogu është I hapur në mënyrë të vazhdueshme me të gjitha palët e prekura që kanë propozime konstruktive, ne jemi të hapur, një pjesë e madhe e atyre propozimeve janë pranuar dhe future në zgjidhjen ligjore. Përgatitjet për fillim me programet e reja mësimore për klasat e para dhe të katërta dhe modernizim të arsimit rrjedhin në kontinuitet, reformat duhet të ndodhin, ndryshim në arsim patjetër të ketë…”

Nëse iniciativa qytetare “Libra dhe mësim patjetër të ketë” arrin të mbledh 10.000 nënshkrimet e nevojshme, propozim ligji duhet të vendoset në votim referendumi. Në ndërkohë për sot janë paralajmëruar protesta në rreth 20 vende mes të cilave në Gostivar, Tetovë, Ohër Strumicë, Gjevgjeli dhe qytete të tjera, ndërsa marsh protestues është paralajmëruar edhe për në kryeqytet, ku do të fillojë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dhe do të përfundojë tek Parku i Gruas. klan.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments