11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeDobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës Kushtetuese

Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës Kushtetuese

Me gjashtë vota për, nga nëntë gjithsej, Dobrilla Kacarska është zgjedhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese. Mandati i saj si e pare e Kushtetueses fillon më 2 qershor. Nga gjithsej nëntë gjykatës, gashtë kanë votuar që Kacarska të jetë udhëheqësja e re e këtij institucioni. Në Kushtetuese Kacarska erdhi si propozim i Këshillit Gjyqësor më 26 nëntor të vitit të kaluar. Në dy vitet e fundit si gjykatëse në Gjykatën Themelore Shkupi 1, Kacarska ka gjykuar lëndën për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvend, rastin “Tanku” për mënyrën e furnizimit të mercedesit të blinduar në të cilën u dënua ish kryeministri Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska dhe Gjoko Popovski. Mandati i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese është tre vjet, pa të drejtë për rikandidim. Më 2 qershor tre gjykatës kushtetues dalin në pension, ndërsa nuk është caktuar seancë e komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime për të vërtetuar kandidaturat për vendet boshe në Gjykatën Kushtetuese. Në reagimin e VMRO DPMNE-së opozitare thuhet se Zaev ka shpërblyer Kacarskën për dënimet me burg për siç thonë mbrojtësit e kushtetutës. Nga partia e Mickovskit thonë se Kacarska ka shkelur kushtetutën dhe nuk mund të jetë kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments