2.7 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeTeuta Arifi nga sheshi i Tetovës: Ju ftoj të bëjmë këtë betejë...

Teuta Arifi nga sheshi i Tetovës: Ju ftoj të bëjmë këtë betejë e cila nuk është vetëm e tetovarëve, por e gjithë shqiptarëve

Kandidatja për kryetare të komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi sonte në tubimin përmbyllës në sheshin e qytetit ka mbajtur fjalim rasti duke theksuar se BDI dhe ajo do të shënojnë fitore të dielën në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale duke u sjellë kështu tetovarëve një jetë më të mirë.

“Duke parë këtë rrezik dhe duke qenë të bindur në fitoren tonë, ju ftoj të bëjmë këtë betejë e cila nuk është vetëm e tetovarëve, por e të gjithë shqiptarëve. Do të luftojmë në secilën minutë të mbetur, do të luftojmë për secilin njeri, do të luftojmë për secilën rrugë, secilën shtëpi, do luftojmë sepse Tetova është ideali ynë i madh historik, është ardhmëria jonë europiane”, ka theksuar Arifi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments