8.1 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeMesazhi i Arben Taravarit dhe paralajmërimi për qeverinë e re

Mesazhi i Arben Taravarit dhe paralajmërimi për qeverinë e re

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët (ASH) për Gostivarin, Arben Taravari, përmes një mesazhi të shkurtë ka bërë thirrje që të dielën të votohet numri gjashtë për këto arsye si në vijim.

“Të dashur bashkëqytetarë, tani shihet se jemi në prag të një shumice të re qeveritare, ku prioritet gati absolut do jenë zhvillimi ekonomik me ndihmën e shumë ekspertëve të brendshëm e të jashtëm dhe me shfytëzimin e fondeve gratis që i jep UE, e që këta s’kanë ditur t’i shfytëzojnë as paratë e falura. Do i liberalizojmë dhe thjeshtëzojmë maksimalisht procedurat për formimin dhe fillimin me punë të kompanive e fermave. Do të thjeshtëzojmë dhënien e tokave shtetërore me koncesion për zona industriale e për ferma.

Do japim ide se si mund të projektohet një jetë e mirë dhe këtu. Do bëjmë çmos që të thërrasim edhe bashkevendasit tanë që punojnë jashtë, e që politikat e mbrapshta i kanë dëbuar nga vatrat e tyre, që të kthehen në vendlindjen e vet dhe të investojnë e punojnë. Pasi për shumë vite gabimisht u besuam atyre që ishin të përqëndruar vetëm në pasurimin e vetvetes. Na mbetën të zbrazura shkolla, fshatra e qytete. Kemi nevojë për kthimin e besimit dhe kthimin e më të dashurve tanë që çdo ditë e më shumë na humben nga sytë.

Shkojnë njëkahshëm ku çdokund në botë u duket më mirë se në vendin e vet. Ne me të gjitha forcat do e bëjmë të kundërtën. Do dëshmojmë se edhe këtu do ketë shpresa. Zoti na ndihmoftë në këtë rrugë!”, ka shkruar Taravari

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments