Ka disa dite që Tetova është sërish pa ujë të mjaftushëm. Qytetarët kanë denoncuar për sasi të pamjaftueshme të ujit, kurse në disa lagje, nga orët e pasdites, nuk ka pasur aspak ujë.
Nga Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” thonë se po përballen sërish më një defekt, kësaj radhe në në stacionin filtrues.
NPK “TETOVA” – TETOVË
Ju informojmë se sot (31.03.2021),për shkak të një defekti në Stacionin e filtrimit tek filtrat nr.5 dhe 6, do të ketë ulje te sasisë së ujit për pije deri në përfundim të defektit. Punëtorë të ndërmarjes nga NJ.P.”Ujësjellësi dhe Kanalizimi “ do të jenë te angazhuar maksimalisht për një sanim më të shpejt dhe më efikas të defektit.
Drejtori I NPK “Tetova”, Xhela Ceka, për Klan Maqedoni ka konfirmuar defektin në stacionet filtruese duke shtuar se ekipet e punës janë në terren për të sanuar dhe mënjanuar defektet. Ai siguroi se deri në orët e pasditës do të zgjidhekt ky problem. /KlanMacedonia