11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeShpëtim Idrizi pa doreza: Edi Ramës i dhashë para borxh, kur erdhi...

Shpëtim Idrizi pa doreza: Edi Ramës i dhashë para borxh, kur erdhi nga Franca, u bë si Gëzim Kulufi. PDIU vendimtare për mandatet e fitores, prandaj e sulmon (film)

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka folur krejt hapur në emisionin “Log” në ABC, të  Endri Xhafos.

Në vijim të bisedës në studio, Idrizi i kujtoi Edi Ramës një borxh të vjetër: “Mbaj mend që i kam dhënë borxh zotit Rama për ta ndihmuar sepse më vinte keq, që ai pas shumë vitesh emigracion erdhi në Shqipëri vetëm me 3 mijë euro, të paktën kështu thotë”,- tha Shpëtim Idrizi.

Pyetjes “A e ktheu borxhin?” ai u përgjigj: “Jemi duke ia kthyer njëri-tjetrit dhe kemi kohë deri në datë në 25, e kemi kthim në natyrë”.

Nga pikëpamja e peshës është një lloj konfirmimi dhe me sulmin që bën, Rama e rikonfirmon, se ai merret me atë që i del përpara. Më vjen shumë keq, jo për Ramën se e njoh shumë mirë, por për kryeministrin e vendit tim që duhet të jetë i kujdesshëm për gjuhën, bëhet karagjoz, më kujton një personazh, me thënë të drejtën kërkojë ndjesë që po e përmend, ka qenë një Gëzim Kulufi…”,- tha Idrizi.

https://27.al/shpetim-idrizi-pa-doreza-edi-rames-i-dhashe-para-borxh-kur-erdhi-nga-franca-u-be-si-gezim-kulufi-pdiu-vendimtare-per-mandatet-e-fitores-prandaj-e-sulmon-film/
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments