8.1 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeTetovë, cisternat janë që nga koha e Titos, “Eco Guerilla” ironizon me...

Tetovë, cisternat janë që nga koha e Titos, “Eco Guerilla” ironizon me këtë fakt

Meqenëse mjetet për pastrimin e rrugëve në Qytetin e Tetovës janë shumë të vjetra, organizata joqeveritare “Eco Guerilla” në Tetovë përmes një postimit në rrjetin social fejsbuk, kanë ironizuar duke ju bë thirrje qytetarëve të donojnë para për blerjen e këtij mjeti, në mënyrë që edhe Tetova të ketë rrugë të pastra,

Një video e publikuar nga “Eco Guerilla” tregon një shembull të mirë të pastrimit të rrugëve në qytet, e njëjta është incizuar në Komunën e Gostivarit, kjo e fundit ka mjete pastruese të rrugëve shumë efikase.

APEL

APEL të mbledhim PARE për Komunën e Tetovës për ta blerë një CISTERNË si kjo, të na i laje rrugët nga llomi…se gjyna skan pare as për rroga. E ftojmë edhe diasporën të na bashkangjitet. Duanë-Lutjen e Pastrimit do na e bëje KRIETARJA, ja ka marë dorën kohët e fundit… (kjo video nuk është në Tetovë).

Geplaatst door Eco Guerilla op Zondag 12 april 2020

Nga “Eco Guerilla” me ironi ftojnë qytetarët që të donojnë para në mënyrë që Komuna e Tetovës të blejë një mjet më efikas për pastrimin e rrugëve nga papastërtia.

Ndryshe, në Komunën e Tetovës mjetet e pastrimit të rrugëve por në përgjithësi mjetet të cilat janë në pronësi të Ndërmarrjes Publike Komunale, shumica prej tyre janë blerë disa dekada më herët apo në kohën e Titos dhe të njëjtat janë në gjendje shumë të keqe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments