12.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaTerrori në Vjenë, 10 persona të përfshirë në sulmet që tmerruan qytetin

Terrori në Vjenë, 10 persona të përfshirë në sulmet që tmerruan qytetin

Terrori sonte në Vjenë ka për autorë të paktën 10 persona të cilët janë përfshirë në sulme gjakatare në 6 zona të ndryshme në qendër të kryeqytetit austriak, me synim eliminimin fizik të kalimtarëve të pambrojtur. Për disa orë u raportuan për 7 të vdekur dhe 4 të plagosur. Në një bilanc zyrtar që u publikua pas mesnate, raportohet për dy të vdekur dhe 15 të plagosur.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe sipas policisë ka ndodhur njëkohësisht në disa vendndodhje të ndryshme dhe gjithçka ka ndodhur një ditë para se të niste bllokimi i dytë – lockdown- për shkak të COVID-19.

Ministria e Brendshme e Austrisë tha se janë ende disa agresorë që ndodhen jashtë kontrollit policor dhe po qarkullojnë me armë në rrugët e Vjenës duke qëlluar persona të ndryshëm.

https://noa.al/lajmi/2020/11/2199989.html

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments