7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaKancelari austriak Sebastian Kurz: Kurrë nuk do ta lejojmë veten tonë të...

Kancelari austriak Sebastian Kurz: Kurrë nuk do ta lejojmë veten tonë të frikësohemi nga terrorizmi

Austria po jeton “orë të vështira”, u shpreh kancelari austriak Sebastian Kurz, teksa policia në Vjenë po përballej me një sulm terrorist.

“Policia jonë do të veprojë me vendosmëri kundër autorëve të këtij sulmi të neveritshëm terrorist”, shkroi ai në Twitter disa orë pas sulmit që la të vdekur 7 persona dhe disa të tjerë të plagosur.

“Mendimet e gjithë vendit tonë shkojnë tek viktimat, te të plagosurit dhe të dashurit e tyre. Ne falënderojmë liderët e BE-së dhe partnerët tanë ndërkombëtarë për simpatinë dhe shprehjet e solidaritetit të tyre”, shkroi kancelari Kurz në Twitter.

”Ne kurrë nuk do ta lejojmë veten tonë të frikësohemi nga terrorizmi dhe do t’i luftojmë me vendosmëri këto sulme”, shtoi Kurz.

BalkanWeb

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments