7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeTerminet për viza- Ambasada gjermane në Shkup me njoftim të rëndësishëm për...

Terminet për viza- Ambasada gjermane në Shkup me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Ambasada e Gjermanisë në Shkup mëngjesin e sotëm ka njoftuar se në tre muajt e jashtëm nuk do të ketë listë pritjeje për regjistrim të terminit, përcjell Alsat. Sipas Ambasadës ky vendim është marrë për shkak se gjatë regjistrimit të fundit për termine, për shkak të problemeve teknike janë regjistruar më tepër persona, si rrjedhojë këta persona do të ftohen për termin deri në muajin shkurt.

“Për shkak të problemeve teknike, gjatë regjistrimit të fundit për termine, më datën 5 tetor 2021 janë regjistruar më shumë persona se numnri i paraparë sipas listës së pritjes për një termin. Ambasada vendosi të mos i fshijë regjistrimet e tepërta, por të gjithë personave të regjistruar tu caktojë një termin sipas rendit kronologjik, ndoshta deri në fund të shkurtit 2022. Për këtë arsye, në muajt nëntor, dhjetor dhe janar nuk do të aktivizohet asnjë listë pritjeje për regjistrim të një termini”, njoftojnë nga Ambasada e Gjermanisë në Shkup.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments