8.1 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeZiadin Sela: Sulmi ndaj gazetës LAJM, dëshmi se mediet dhe fjala e...

Ziadin Sela: Sulmi ndaj gazetës LAJM, dëshmi se mediet dhe fjala e lirë në RMV janë të pambrojtura

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH) Ziadin Sela ka reaguar pas demolimit të redaksisë së gazetës Lajm. Në reagimin e tij ai shkruan se mediet dhe fjala e lirë në RMV janë të pambrojtura. Më tej, ai bën thirrje për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit.

“Jemi thellë të shqetësuar nga akti vandal i demolimit të redaksisë së gazetës “Lajm” dhe “Lajm TV” dhe nga vjedhja e pajisjeve të redaksisë. Ky akt edhe një herë dëshmoi se Maqedonia e Veriut është një vend i pasigurtë në çdo aspekt, ndërsa të pambrojtura janë edhe mediet dhe fjala e lirë. Kërkojmë nga autoritetet e rendit që të mos lejojnë që ky rast të kalojë si shumë raste të tjera të ngjashme. Në të kundërtën vetëm se do të forcohen dyshimet se pas këtij akti të rëndë mund të fshihen motive që lidhen me politikën redaktuese. Solidrizohemi me gjithë stafin e gazetës “Lajm” dhe “Lajm TV”, të cilët ishin dhe mbeten ndër mediat më profesionale, zë i fuqishëm i qytetarëve dhe i të vërtetës”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët dhe kryetarit Ziadin Sela.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments