4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTenderët e komunave: Shkupi peshon sa 59 komuna!

Tenderët e komunave: Shkupi peshon sa 59 komuna!

Të gjitha 80 komunat në vend së bashku me Qytetin e Shkupit kanë nënshkruar 3454 marrëveshje për furnizime publike të vlefshme afër 8 miliardë denarë apo 129 milionë euro – shumë kjo e njëjtë si në vitin 2019.

Shkup, 24 qershor – Komunat vitin e kaluar, përkundër pandemisë – kanë harxhuar shuma të njëjta për tenderë në raport me një vit më parë. Njëherësh, qyteti i Shkupit dhe 10 komunat e saj, në 2020 kanë harxhuar të holla sa 59 komuna të tjera së bashku. Të gjitha 80 komunat në vend – së bashku me Qytetin e Shkupit, kanë nënshkruar 3454 marrëveshje për furnizime publike të vlefshme afër 8 miliardë denarë apo 129 milionë euro – shumë kjo e njëjtë si në vitin 2019. Njëherësh, rritje e furnizimeve publike shënohet në Qytetin e Shkupit dhe 20 komuna, ndërsa ulje shënohen tek 61 komuna. Këtë e tregon ndër të tjerash analiza e Qendrës për Komunikime Qytetare e bazuar në furnizimet publike në komunat në vend në vitin 2020.

Gjithashtu, të dhënat tregojnë dallime të mëdha në harxhimet për furnizime publike për kokë banori. “Analiza tregon se cila komunë mundet dhe ka mundësi të investojë të holla në zhvillimin e komunitetit, si dhe tregon komunat që nuk e bëjnë atë. Për shembull, Komuna e Novacit harxhon 401 euro për kokë për banori, për dallim prej Komunës Shuto Orizari që harxhon vetëm 7 euro për kokë banori. Është interesant të theksohet edhe fakti se ka komuna që për furnizime publike harxhojnë më shumë edhe se arka e tyre komunale apo deri në 40 për qind se vlera e buxhetit të tyre, ndërsa ekzistojnë edhe komuna që harxhojnë 4 apo 5 për qind të buxheteve të tyre për furnizimeve publike, që nënkupton se nuk ju mbetet mjaftueshëm të holla për të investuar në komunë”, thotë German Fillkov, nga Qendra për Komunikime Qytetare. Sipas tij, është e rëndësishme të theksohet edhe fakti se komunat pjesën më të madhe të të hollave të furnizimeve publike i harxhojnë për ndërtimin e rrugëve, apo për punë ndërtimore. Gjithashtu, shton ai, ato komuna që harxhojnë më shumë të holla për shërbime dhe mallra, do të thotë se kanë mjete financiare vetëm për mbijetesë.

Përskaj Komunës Novaci – që është lider në furnizime publike, me shuma më të mëdha se 100 euro për kokë banori për furnizimet publike dallohen edhe Komunat Ilinden, Karbinci, Makedonska Kamenica, Zelenikovë, Çuçer Sandevë dhe Kavadari. Nga ana tjetër, nga komunat në Maqedoninë Perëndimore, Tetova vitin e kaluar ka harxhuar afër 30 euro apo 1989 denarë për kokë banori për furnizimet publike, Gostivarit ka harxhuar afër 90 euro apo 5493 denarë për kokë banori për furnizime publike, Çairi ka harxhuar 2539 denarë për kohë banorë, Saraji 792 denarë, Likova 1132 denarë dhe Komuna e Strugës ka harxhuar 2618 denarë për kokë banori. Kërçova ndërkohë ka harxhuar 2599 denarë për kokë banori, Dibr 1618 denarë, Haraçina 2018 denarë, Vrapçishti 1977 denarë, Bogovina 2319 denarë, Bërvenica 1647 denarë, Tearca 947 denarë, Zhelina 1367 denarë dhe Komuna e Studeniçanit ka harxhuar 1448 denarë për kokë banori.

Analiza më tej tregon se rritje më të madhe si vlerë në vitin 2020 në raport me vitin 2019 lidhur me furnizimet publike me 31 milionë euro ka në Qytetin e Shkupit,. Në Gostivar janë harxhuar 7.5 milionë euro dhe në Aerodrom 5.6 milionë euro të holla për furnizime publike. Rënie më e madhe e vlerës së furnizimeve publike është shënuar me 2.8 milionë euro në Komunën e Likovës, 2.4 milionë euro në Komunën e Tetovës dhe nga 2 milionë euro në Shtip dhe Prilep. Rritje dhe rënie më të mëdha të vlerës së furnizimeve publike në vitin 2020 në raport me vitin paraprak është shënuar tek komunat më të vogla. Njëherazi, rritja më e madhe si përqindje është shënuar në Haraçinë dhe Sopishte, me 16 herë më shumë të rritjes së furnizimeve publike në vitin 2020. Nga ana tjetër, ulje më e madhe e vlerës së tenderëve me nga 83 për qind është shënuar në Komunën e Likovës dhe Qendër Zhupës. Furnizime publike nën 100 mijë uro dhe tenderë me vlera shumë të vogla janë shënuar edhe në komunat Vevçan, Rankovc, Gradsko, Zërnovc , Sopishte dhe Konçe.

MË SHUMË TENDERA PËR FIRMËN NDËRTIMORE “GRANIT”

Firma ndërtimore “Granit” nga Shkupi, firma energjetike “EDS” dhe firma ndërtimore “Pellagonia” nga Gostivari dallohen me vlerën më të madhe të furnizimeve publike të fituara. Firmat me më shumë kontrata të furnizimeve publike janë “Riki Junior” nga Koçani me 82 kontrata, por me vetëm 0.14 për qind të vlerës së totalit të furnizimeve publike, “Pucko Petrol” me 39 kontrata dhe 2 për qind të vlerës së totalit të furnizimeve publike dhe Grupacioni Kombëtar i Sigurimeve me 39 kontrata, por me vlerën prej 0.04 për qind të totalit të furnizimeve publike. (koha.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments