9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeMickoski pyet: Ku shkuan 190 milionë euro për gjashtë muaj

Mickoski pyet: Ku shkuan 190 milionë euro për gjashtë muaj

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hrisitjan Mickoski në “Facebook” shkruan pyet se sa kushton qeverisja e Zaevit.

“Qeveria nga 1 janari deri më 22 qershor ka shpenzuar 287 milionë euro më shumë se sa ka mbledhur, kjo është borxh i ri, dhe vetëm 1/3 është për investime kapitale. Ku janë 190 milionë euro”, pyet Mickoski.

Sipas tij, deficiti buxhetor (më shumë para të shpenzuara se sa të mbledhura), për periudhën nga 1 janari 2021 deri më 22 qershor 2021 është 17.7 miliardë denarë ose 287 milionë euro dhe, siç thotë Mickoski, ky është borxh i ri për vendin dhe qytetarët.

“Nga 1 janari deri më 22 qershor, Qeveria e Zoran Zaevit dhe LSDM-së e vendosi në borxh çdo qytetar me 8.840 denarë ose 143 euro. Nga borxhi i ri që e bëri Qeveria e Zaevit dhe LSDM-së, në investime kapitale janë shpenzuar vetëm 1/3. Ku shkuan paratë tjera ose rreth 190 milionë euro”, pyet Mickoski

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments