Gazetari i njohur shqiptar në Bruksel, Ekrem Krasniqi e ka pyetur eurokomesaren Marta Kos nëse vendet e Ballkanit Perëndimor si Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnja, mund të afrohen me BE-në me të njëjtin model si Kanadaja, duke pyetur nëse kjo do të mund të ishte një zgjidhje e përkohshme, transmeton portali Lideri.mk.
“Jo, nuk do të kisha thënë, sepse ekzistojnë dallime. Në njërën anë kemi vende kandidate që për shkaqe të ndryshme janë në nivele të ndryshme të procesit integrues. Njëri prej vendeve që e përmendët ende nuk ka status kandidati.
Po flas si komisionere dhe si person që vjen nga ky rajon i ish Jugosllavisë, është me rëndësi që t’i integrojmë të gjithë ato vende në Bashkimin Evropian. Një nga gabimet më të mëdha që kemi bërë nga e kaluara është që ende nuk kemi arritur ta bëjmë këtë në të kaluarën dhe sot ne po paguajmë çmim për këtë. Deri sa ato janë vendr kandidate, unë do të bëj gjithçka që është e mundur që ato të bëhen anëtare të plota në BE’, theksoi komisionerja Kos./Lideri
