15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeRrugët të shkatërruara nëpër Tetovë, “Jane Sandaski” nuk është prekur që nga...

Rrugët të shkatërruara nëpër Tetovë, “Jane Sandaski” nuk është prekur që nga viti 1998!

Në këtë gjendje është rruga “Jane Sandaski” në Tetovë. Edhe pse vetëm 30 metra larg komunës kjo rrugë është ndër më të dëmtuarat në qytet. Banorët që takuam thonë se kjo rrugë nuk është asfaltuar nga viti 1998 dhe se ende e mban emrin e vendosur nga ish sistemi komunist.

“Është e dëmtuar. E vetmja rrugë është, edhe kjo e dëmtuar dhe shpresoj se do ta rregullojnë. Të gjithë rrugët kanë nevojë për rregullim dhe jo vetëm rrugët po e gjithë infrastruktura shqiptare në Maqedoni”.

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, derisa po promovonte një pjesë të rrugës nga Shtëpia e Shëndetit deri tek bulevardi “Iliden”, tha se pas përfundimit të kësaj rrugë do të vazhdohet edhe në atë pjesë të asaj rruge.

“Komuna e Tetovës e kishte në plan ta realizojë këtë vit. Është bërë procesi i prokurimit, është bërë kontrata dhe sapo të përfundohet këtu do të vazhdohet me rrugën deri tek udhëkryqi i komunës së Tetovës”, deklaroi Arifi.

Shumica e rrugëve dytësore në Tetovë janë të dëmtuara, ndërsa komuna ka vite që nuk ka intervenuar në shtrimin e plotë me asfalt. Tani kur na ndajnë vetëm disa muaj para zgjedhjeve, komuna e Tetovës është aktivizuar për rregullimin e disa rrugëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments