Ngecjet në trafik në Tetovë janë bërë të zakonshme. Shoferë nervozë, radhë makinash. Për të arritur në destinacionin e dëshiruar në qytet ju duhet dy herë më shumë kohë se sa është planifikuar. Nuk ka hapësira të mjaftueshme për parkim. Për më tepër, bllokimet pritet të rriten në muajt e verës, kur të mërguarit pritet të vizitojnë qytetin, duke pasur parasysh faktin se masat kufizuese janë lehtësuar.
Shtegu i ri i biçikletave dhe transporti publik do të lehtësojnë problemin, tha Kryetarja e Bashkisë Teuta Arifi, megjithëse autobusët që mbërritën katër muaj më parë janë ende të parkuar në rrethin e zjarrfikësve. Në vend të pranverës, tani njoftohet se ato do të vihen në veprim gjatë verës.
Zgjidhja për të mos pasur hapësirë të mjaftueshme për parkim duhet të ishte ndërtimi i garazheve shumëkatëshe, por që është shtyrë. Komuna ndaloi procesin e ndërtimit të garazhit të parë të planifikuar në qendër të Tetovës, sepse disa nga qytetarët shprehën pakënaqësi.